Transporti dhe hekurudhat

Niveli i Sigurisë në Hekurudha

 

Niveli i sigurisë së hekurudhës brenda Bashkimit Evropian është në përgjithësi shumë i lartë.

 

Sistemi për certifikimin e sistemit bëhet në përputhje me sistemin e menaxhimit të sigurisë lidhur me sigurinë hekurudhore sipas nenit 9 të Direktivës së BE-së 2016/798 (2004/49).

 

Sipas Direktivës së BE 2016/798 (2004/49) – Nenet 10 dhe 11 – përputhshmëria e sistemit të menaxhimit të sigurisë sipas Nenit 9 është kërkuar.

 

Në Austri kërkohet gjithashtu certifikimi i sistemit të menaxhimit të sigurisë për sigurinë hekurudhore nga një organ i autorizuar sipas Aktit Kombëtar të Akreditimit (Akkreditierungsgesetz (AkkG)) si dhe lëshimi i një Certifikate.ne përputhje me Aktin hekurudhor §39.

 

Në këtë pikëpamje duhet të demonstrohet përputhja me kërkesat që lidhen me marrjen e certifikatës së sigurisë dhe / ose miratimin e sigurisë, të cilat janë të përcaktuara në Rregulloret e BE-së. Duke qenë se Certifikata e Sigurisë është lëshuar nga autoritetet publike, regjistrimi është i çertifikuar dhe ajo është e vlefshme për 5 vjet.

 

EN 15085-2: Certifikimi për saldimin e automjeteve hekurudhore

Udhëzimet që zbatohen në kuadër të AEH (AEH  Agjencia Evropiane e Hekurudhave) kërkojnë pajtueshmëri me kërkesat sipas. në këtë Standard Teknik duhet të demonstrohet kur përmbushen kërkesat në lidhje me mirëmbajtjen dhe prodhimin. Gjithashtu janë të përfshira kërkesat sipas standerteve DIN 27201-6 dhe DIN 3834-2.

 

Sistemi i çertifikimit për organet përgjegjëse për mirëmbajtjen” (MBN), Menaxhim i Brendshëm i Ndërmarrjeve

Ky standart i cilsësisë parashikohet nga Rregullorja e BE-së 445/2001 kërkon nga ata që ofrojnë shërbimin dhe punëtoritë e mirëmbajtjes së mjeteve të mallrave dhe kjo dëshmohet nga një Certifikatë e parashikuar nga Rregullorja e BE-së. Me anë të sistemit të mirëmbajtjes së certifikuar, njësia ekonomike përgjegjëse për mirëmbajtjen (MBN) do të duhet të garantojë që vagonat për mirëmbajtjen e të cilave janë përgjegjëse janë në gjendje të sigurt operative. Mbajtësit e vagonave të mallrave janë përgjegjës për marrjen e masave të nevojshme të mirëmbajtjes për vagonët e tyre dhe do të kryejnë vetë masat e mirëmbajtjes ose të shfrytëzojnë punëtoritë e mirëmbajtjes të çertifikuara nga MBN.

 

Standarti EN 13816

Operatorët në transportin publik të udhëtarëve (OTPU) u ofrojnë shërbimet e tyre drejtpërdrejt klientit. Prandaj, cilësia e shërbimit nw pwrputhje me pritshmwritw e  klientwve do të luajw rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e ofruesit të shërbimit.

EN 13816 është standard i cili shërben për të përcaktuar  nivelin e cilësisë në dhënien e shërbimeve të ofruesve të transportit në trafikun e pasagjerëve publikë, e cila është e vlefshme në mbarë Evropën. Ai shërben si një udhëzues për përcaktimin dhe matjen e cilësisë së shërbimit në kontratat për marrjen dhe ofrimin e shërbimeve OTPU.

Standardet Evropiane përcaktojnë përkufizimin dhe specifikimin e objektivave dhe objektivave dhe matjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara në transportin publik të udhëtarëve (PPT) dhe përfshin sugjerime për zgjedhjen e teknikave adekuate të matjes.

Në EN 13816, cilësia vlerësohet si shkalla e kënaqësisë së klientit. Në këtë drejtim, kënaqësia e konsumatorit kuptohet si shkalla e përputhjes midis performancës së pritshme dhe të kërkuar nga klienti dhe shërbimeve të ofruara nga ofruesi i transportit.

Zbatimi i standartit EN 13816 në një sistem të menaxhimit të cilësisë ose të një sistemi të integruar të menaxhimit do të çojë në një sistem të vazhdueshëm dhe uniform. Kjo ndihmon për të zvogëluar qëllimin e dokumentacionit në krahasim me sistemet e vetme. Për më tepër, përputhshmëria me EN 13816, ndihmon kompaninë ose organizatën për shfrytëzimin e burimeve në mënyrë të plotë. Vënia në zbatim i këtij standarti bën që të rritet shkalla e kënaqshmërisë dhe përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve.

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/