Industria Automobilistike
Automobili është një produkt tepër i ndërlikuar dhe njëkohësisht kërkon siguri. Si rregull defektet që mund të ndodhin gjatë përdorimit të tij, mund të sjellin pasoja serioze dhe kosto të lartë. Në mënyrë që të parandalohet kjo gjë industria e automobilëve po përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar rreziqet e mundshme. Kjo gjë arrihet përmes vendosjes së rregullave të fortë në mënyrë që të përmbushen standartet dhe kërkesat në masë të madhe nga ana e prodhuesve. “Quality Austria” është bërë pjesë e këtij proçesi sëbashku edhe me shoqëri të tjera që në vitin 1995 duke përpiluar një gamë rregullash dhe kërkesash që lidhen me aspekte të sigurisë. Përveç se ofron produkte sikundër janë përmendur edhe më lart, ne do të jemi gjithnjë në dispozicionin tuaj për të dhënë zgjidhje problemeve që shfaqen rishtazi ose dhe këshilla profesionale.
Standarti IATF 16949
IATF 16949:2016 është standart i cili lidhet me fushën e industrisë automobilistike dhe është i njohur ndërkombëtarisht. Vënia në zbatim e këtij standarti ka qenë tepër frytdhënëse dhe i ka ardhur në ndihmë sistemeve të menaxhimit në industrinë automobilistike.
Ndërkohë standarti IATF 16949 njihet prej të gjithë prodhuesve të automobilëve në rrafshin botëror dhe njëkohësisht shërben si një rrjet furnizimi.
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/