Ndërtimtari

Menaxhimi i Cilësisë në Ndërtimtari

 

Ashtu sikundër dihet menaxhimi i cilësisë ka qenë një nevojë absolute për industrinë e ndërtimit. Sistemet e menaxhimit të mjedisit të cilat ndërlidhen përkatësht me standartet bashkëkohore të ISO 14001 dhe OH&S (Sistemet Profesionale të Sigurisë dhe Shëndetit), OHSAS 18001 dhe SCC. Pothuajse të gjitha kompanitë e ndërtimit të nivelit të mesëm dhe në mënyrë të veçantë ato të cilat ndërlidhen me industrinë e ndërtimit kanë parashtruar sistemet e tyre të menaxhimit të cilësisë dhe ndërmarrin hapa të vazhdueshëm për të zhvilluar këto sisteme drejt për ti dhënë shtysë aspektit të menaxhimit në tërësi.

 

Menaxhimi i cilësisë në fushën e ndërtimtarisë ka qenë dhe po bëhet në mënyrë të vazhdueshme një prej strategjive për të mbetur të suksesshëm nga pikëpamja ekonomike në treg edhe pse kërkesat po rriten në mënyrë të vazhdueshme. Gjithnjë e më shumë pronarët e ndërtesave po bëhen më të vetëdijshëm në lidhje me mundësitë dhe përgjegjësitë e tyre për të siguruar cilësi në kompanitë e tyre. Kjo gjë do të bënte që atyre tu besoheshin edhe më shumë projektet e ndërtimit. Për shembull, kompanive që janë përgjegjëse për vënien në zbatim të projektit nënkontraktorëve, ekspertëve, zyrave të arkitekturës po u bëhet me dije në mënyrë të vazhdueshme ti kushtojnë rëndësi jo vetëm aspektit që lidhet me performancën në rrafshin krijues por edhe aspektit që lidhet me shkathtësitë organizative dhe të sipërmarrjes. Ajo çka e mundëson më së miri këtë gjë është marrja e një certificate të lëshuar prej “Quality Austria”.

 

Çështja e cila lidhet me rendin sa vjen dhe po bëhet edhe më e vështirë për shkak se rënia e çmimit ka ndikim të drejtëpërdrejtë tek të ardhurat duke bërë që ato të pësojnë rënie të menjëhershme. Në këtë pikëpamje, kompanitë të cilat përgjegjëse për vënien në zbatim të projektit nuk mund të përballojnë dëmet e shkaktuara gjatë zbatimit të projektit por edhe ato që vijnë më pas thjesht e vetëm përmes një garancie. Si rregull, përgjegjësia për projektim, vënie në zbatim dhe përshin një sërë palësh faktorësh të tillë si (pronarin e ndërtesës, arkitektin, hartuesin e planit, kontraktorët, nënkontraktorësh, firmat prodhuese të materialeve të ndërtimit.)

 

Përparësitë të cilat vijnë si pasojë e menaxhimit të cilësisë në industrinë e ndërtimit 

  • Ulet numri i defekteve gjatë zbatimit të projektit;
  • Ulet dukshëm shkalla e dështimeve nga ana e punonjësve gjatë zbatimit të projektit përmes një analize krahasimore duke vënë në dukje mangësitë prej projekteve të mëparshme të kompanive të tjera;
  • Ulet ndjeshëm puna që nuk kosto e ripunimeve, pra nuk lind nevoja për t’iu kthyer punës nga e para;
  • Shmangen në mënyrë të ndjeshme problemet që mund të lindin gjatë komunikimit me hartuesit e planeve, nënkontraktorëve, furnitorëve, autoriteteve publike etj;

Pasja e një sistemi të qartë, të mirëorganizuar i cili pakëson numrin e formateve të standartizuara ndihmon në ruajtjen e dokumenteve të rëndësishëm (të klasifikuar) për një periudhë afatgjatë. Falë kësaj mënyrë lehtësohet dhe përshpejtohet ruajtja e të dhënave të cilat lidhen në mënyrë të veçantë me çështjet më thelbsore

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/