Studentët e Fakultetit Juridik, pjesë e projektit të BE-së për përgatitje profesionale të juristëve të ardhshëm

05/02/2019

Albin Murati, Besmira Reçica, Gentiana Ajeti dhe Florid Shabani, janë studentët e Fakultetit Juridik të UBT-së, të cilët u zgjodhën nga Oda e Avokatëve të Kosovës për të marrë pjesë në Projektin e financuar nga BE, “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”.

 

Në kuadër të këtij projekti është mbajtur një seancë gjyqësore e modifikuar, në të cilën studentët e Fakultetit Juridik dhe praktikantët në OAK, të interesuar në profesionin e avokatëve, kanë luajtur

rolin e përfaqësuesve në një seancë gjyqësore, sikurse të ishin në një seancë të vërtetë.

 

Ky ushtrim ishte i rëndësishëm në zhvillimin e të menduarit kritik dhe në ngritjen e aftësive të vendimmarrjes, si dhe ishte mjet i cili u ofroi pjesëmarrësve një përvojë praktike me profesionin e avokatëve, por edhe të disa funksioneve të tjera të cilat kryhen në gjykatë.