Qendrat profesionale të UBT-së, vendi i ngritjes së kompetencave të profesionistëve të ardhshëm të Kosovës
04/02/2019Krahas fushave të shumta dhe inovative të studimit, UBT që nga themelimi e deri tash ka krijuar edhe një mori qendrash, të cilat i dalin në ndihmë studentëve të UBT-së për të ngritur veten profesionalisht dhe për të ndërtuar kompetenca që i bëjnë konkurrentë me studentët nga e mbarë bota për të gjitha fushat.
Qendra e Dijes, Qendra për Transferimin e Teknologjisë, Qendra e Karrierës dhe Qendra e Inspirimit, janë vetëm disa prej këtyre organizmave brenda UBT-së që i mbështetin studentët nga dita e parë e studimeve, tek përgatitja e tyre për tregun e punës, si dhe deri tek jetësimi dhe patentimi i ideve dhe projekteve të tyre inovative.
Kjo bën që studentët e UBT-së të jenë të veçuar në tregun e punës dhe të kenë kapacitet për të zhvilluar ide të reja dhe shumë të kërkuara në tregun aktual, e kjo është edhe arsyeja që pothuajse në secilën kompani gjenden studentë të UBT-së, të cilët japin ekspertizën e tyre për vendin ku punojnë.