Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë përgatitin produkte ushqimore në laboratorët e UBT-së
23/01/2019UBT po u ofron kushte shumë të favorshme studentëve të Shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë për t’i shndërruar në praktikë teoritë praktike të fituara gjatë studimeve.
Në laboratorët e sofistikuar të këtij fakulteti në vijimësi po kryhen të gjitha detyrat praktike mbi konceptin e krijimit të ushqimeve të shëndetshme, por edhe të ushqyerit shëndetshëm.
Pas shumë produktesh ushqimore të shëndetshme të përgatitura nëpër laboratorë, së fundmi studentët e vitit të tretë të këtij fakulteti kanë përgatitur dy produkte të reja, fruta të tharë dhe produkt xhelatinoz nga frutat, si produkt i dalë nga pektina, që nxirret nga frutat dhe përdoret për xhelatizimin e reçelrave të ndryshëm.
Produktet po përgatiten në kuadër të lëndës “Teknologjia e Produkteve me Origjinë Bimore”, me ligjëruesit, Namik Durmishi dhe Lorikë Salihu.
Falë këtyre praktikave, studentët mësuan që konsumatorëve t’ju ofrojnë produktet e tyre të preferuara në të gjitha stinët e vitit.
Teknologët e rinj arritën që të prodhojnë një produkt të këndshëm dhe, sipas analizave të studentëve të Nutricionit, me të gjitha vlerat ushqyese të ruajtura.