NJOFTIM: Nesër, profesori Marc Weller nga Universiteti i Kembrixhit do të mbajë ligjëratë tematike për studentët e UBT-së

21/01/2019

Nesër, e martë, me fillim nga ora 16:00, profesori në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller, do të mbajë ligjëratë tematike për studentët e UBT-së.

 

Tema e ligjëratës do të jetë: “Dialogu Kosovë-Serbi: Sfidat dhe rruga përpara”, teksa e njëjta do të mbahet në kampusin e UBT-së, në Prishtinë, në sallën 106.

 

Profesori Marc Weller është udhëheqës i Studimeve për Drejtësi Ndërkombëtare dhe Studimeve Ndërkombëtare Kushtetuese në Universitetin e Kembrixhit. Ai është ish-drejtor dhe anëtar i Qendrës Lauterpacht për të Drejtën Ndërkombëtare. Weller ka shërbyer si Ekspert i Lartë për Ndërmjetësim i Kombeve të Bashkuara dhe është një profesionist ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me përvojë.

Ai është i certifikuar dhe i akredituar si një ndërmjetës profesional, si dhe është zgjedhur anëtar i Institutit të Arbitrave të Chartered.