UBT dhe Raiffeisen Bank po organizojnë garën Data Analytic Hakathon- Aplikimi i hapur

21/01/2019

UBT dhe Raiffeisen Bank kanë filluar përgatitjet për organizimin e garës ”Data Analytic  Hakathon”, që do të  mbahet më 15-17 mars 2019, e prej të cilës do të shpërblehen edhe tre fitues.

 

Në fokus të garës është identifikimi i shkathtësive të studentëve në Kosovë, në lidhje me analizimin e të dhënave dhe punën me big data, në përgjithësi.

 

“Data Analytic Hakathon” është mundësi e mirë që studentët të sfidojnë njohuritë e tyre, të njihen me nevojat e industrisë, me praktikat më të mira të punës, si dhe të njoftohen me punëdhënësit potencialë.

 

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin në këtë link:

https://www.eventbrite.com/e/data-analytics-hackathon-tickets-54691765543

 

Për informata më të hollësishme në lidhje me garën, mund të klikoni në:

https://www.eventbrite.com/e/data-analytics-hackathon-tickets-54691765543