Plisi, koncept i formës së punimeve të prezantuara në ekspozitën e Dizajnit të Integruar
15/01/2019Dhjetëra punime unike artistike janë prezantuar në ekspozitën njëditore të studentëve të vitit të parë të Dizajnit të Integruar, realizimi i të cilave është mbështetur kryesisht në motive kombëtare.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë ditës së sotme në kampusin e UBT-së në Lipjan, Prizren dhe Ferizaj.
Gjatë procesit të realizimit, studentët mësuan se si të bëjnë shfrytëzimin e materialeve, kryerjen e hulumtimeve, shfrytëzimin e hapësirës dhe bashkëpunimin mes studentëve.
Veçantia e ekspozitës qëndron tek fakti se si koncept i formës është shfrytëzuar plisi, teksa prej tij kanë pasuar ide tejet të veçanta të studentëve, që bashkëdyzuan historinë e lashtë shqiptare, por njëkohësisht duke shfrytëzuar plisin edhe si motiv për realizim të veprave moderne.
Ekspozita është realizuar në kuadër të lëndës “Materialet e dizajnit”, nën udhëheqjen e ligjëruesit në UBT, Gazmend Ejupi, teksa kuratorë kanë qenë studentët e Dizajnit të Integruar.