Përvetësoni gjuhën gjermane përmes kurseve që ofrohen nga UBT- Aplikimi ende i hapur

11/01/2019

Gjuha gjermane është shkathtësia kryesore për punësim në fushat, si mjekësi, inxhinieri, dizajn, mekanike, etj., prandaj edhe përvetësimi i kësaj gjuhe është shkathtësi jetike për kompletim të CV-së profesionale.

 

Kjo është edhe arsyeja pse Qendra e Karrierës e UBT-së këshillon që të bëhet ngritja e sa më shumë shkathtësive të gjuhëve të huaja, kjo me qëllim të avancimit në karrierë dhe punësim, qoftë në vend apo jashtë vendit.

Këtë mundësi ua jep UBT me Institutin e Gjuhëve të Huaja, që është i akredituar dhe ofron kurse të gjuhës për studentët dhe të gjithë kandidatët tjerë të interesuar, të cilët duan të mësojnë gjuhët e huaja

 

Kohëzgjatja e kursit të gjuhës gjermane: 80 orë/3 muaj, kurse për studentët e UBT-së ofrohet 20% zbritje, pra për vetëm 24 euro në muaj.

Pas përfundimit të kursit, kandidatët do të fitojnë certifikatë të njohur në vend dhe ndërkombëtarisht.

 

Vendi: UBT në Prishtinë, Kampusi i UBT-së në Ferizaj, Prizren, Gjilan dhe Pejë.

Për më shumë informata: ifl@ubt-uni.net | 038 541 400.

 

Kandidatët e interesuar të lajmërohen në zyrën 05, në objektin e UBT-së në Prishtinë, apo mund të aplikojnë online: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfa1Y1x-KcL5RHo-i6Xaq6LVYIkCjes9m7gKAJeaVE0seNdNg/viewform

Aplikoni tani dhe merrni 20% zbritje!