Studentët e UBT-së, gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar komunitetin

03/01/2019

Për studentët e UBT-së, viti që e lamë pas ishte i mbushur me aktivitete të karakterit humanitar e vetëdijesues, që ishin tërësisht në dobi të drejtpërdrejtë të komunitetit.

 

Nga aktivitetet e shumta në shesh për të shënuar ditë ndërkombëtare që lidhen me mirëqenien shëndetësore, e deri tek ofrimi i shërbimeve mjekësore, siç është matja e tensionit, matja e sheqerit në gjak, e përcollën një vit të suksesshëm të studentëve të UBT-së, të cilët i shfrytëzuan njohuritë e mësuara në fakultetet e tyre, për të ofruar shërbime të nevojshme për qytetarët e Kosovës.

Këto shërbime janë ofruar nga studentët edhe nëpër kampuset dhe qendrat e UBT-së në qytete të ndryshme të vendit

 

Studentët e UBT-së ishin pjesë edhe e aktiviteteve të shumta vetëdijesuese për sëmundjet më të përhapura momentalisht në botë, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së ambientit, me ç’rast në mënyrë simbolike shënuan Ditën Ndërkombëtare pa Vetura, duke bërë xhiro nëpër qytet, duke pasur si synim kryesor sensibilizimin e qytetarëve për nivelin  e ndotjes së mjedisit nga përdorimi i panevojshëm i veturave. Ndërkaq, së fundmi, dhjetori i vitit filloi me ngjarjen “Nuk të duhet? Dhuroja dikujt që ka nevojë”, të cilit iu përgjigjën edhe dhjetëra qytetarë të tjerë dhe që u përcoll me dhurimin e palltove dhe veshmbathjeve të tjera për njerëzit në nevojë. Ndërkaq, viti u mbyll me përgatitjen e ushqimeve tradicionale dhe ëmbëlsirave për banorët e Shtëpisë së Pleqve.

Studentët e UBT-së tashmë janë gati që edhe vitin 2019 ta mbushin me aktivitete të ngjashme dhe që kthejnë shpresën tek rinia e shëndoshë e Kosovës.