UBT ju uron Vitin e Ri 2019!

31/12/2018
Me rastin e ndërrimit të motmoteve, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka uruar studentët, stafin akademik e administrativ, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, me rastin e Vitit të Ri 2019.
Rektori Hajrizi uroi që ky vit të jetë vit i sukseseve të dëshiruara për të gjithë.
“Çdo fund shënon një fillim të ri. Mbani vendosmërinë tuaj të patundur dhe gjithmonë ecni drejt së ardhmes me guxim dhe besim, sepse ju do të arrini atë që dëshironi dhe UBT do të vazhdojë të jetë pranë jush për t’ju mbështetur.
Shëndet, begati dhe paqe për ju dhe më të dashurit tuaj. Urime Viti i Ri 2019”, thuhet në telegramin e urimit të rektorit Hajrizi.