NJOFTIM: Nesër në UBT mbahet diskutim i hapur me ambasadorin Qemail Minxhozi
26/12/2018Të enjten, më 27 dhjetor 2018, me fillim nga ora 11:00, në objektin e UBT-së në Prishtinë, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi do të mbaj diskutim të hapur me studentët dhe stafin e UBT-së.
Bashkëbisedimi do të mbahet në sallën 002, teksa pjesë e rëndësishme diskutimit do të jetë edhe tema për arsimin e lartë, bashkëpunimi mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, ekonomia e dyja vendeve etj.
Në diskutimin e hapur mund të marrin pjesë studentët e të gjitha fakulteteve në UBT, stafi akademik dhe administrativ.