Studenti i UBT-së, Refik Shema fillon punën praktike në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
19/12/2018Refik Shema është student i vitit të tretë në Fakultetin Shkenca Politike në UBT, i cili tash e dy muaj filluar punën praktike në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në pozitën e asistentit administrativ, ai po ofron përkrahje profesionale, si dhe propozon plane në bashkëpunim me asistentët tjerë.
Studenti Shema potencoi se studimet themelore në UBT, i kanë mundësuar marrjen e njohurive bazë nga profesionistët e kësaj fushe, si dhe tregoi se përfitoi eksperienca profesionale.
“Cilësia në studime, infrastruktura, stafi akademik dhe administrativ janë meritorët e sukseseve të studentëve të UBT-së. Ata ndihmohen në çdo aspekt, sidomos në ngritjen e nivelit akademik”, tha ai.
Shema tha se institucioni gjithnjë i ofron mbështetje studentëve të vet dhe lehtësi për punësim, si në institucionet publike, ashtu edhe në ato private.