Studentja Sara Shehu fillon punën praktike në Tribuna Channel
18/12/2018Sara Shehu është studente në Fakultetin Media dhe Komunikim, por krahas studimeve, ka vendosur që veten ta sfidojë edhe në ushtrimin praktik të profesionit të saj. Për këtë, ajo tashmë ka filluar punën praktike si gazetare në televizionin Tribuna Channel.
Sara tha se gazetaria është profesion sfidues, porse kur bëhet bashkë teoria e nevojshme e mësuar në institucionin arsimor dhe praktika që merret gjatë punës nëpër mediume, ta japin ndjesinë e vërtetë të të qenit një profesioniste, që nuk harron parimet mbi të cilat duhet të bazohet puna.
Ajo theksoi se UBT ka qenë mundësia më e mirë për t’i ndihmuar në rrugëtimin e saj, pasi që shtoi se institucioni gjithnjë e ndërlidhë teorinë me punën praktike.
“UBT më ka ofruar mundësi për zhvillimin tim profesional dhe njohuri të reja në këtë fushë, prandaj përshtatja me tregun e punës bëhet shumë lehtë ”, vlerësoi Sara.
Bashkë me të, në Tribuna Channel kanë filluar punë praktike edhe shumë studentë të tjerë të UBT-së.