Zhvillues i Aplikacioneve

Informata rreth programit

Programi Zhvillues i Aplikacioneve ju ofron marrjen e njohurive që mund të përdoren për të projektuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje softuerike për bizneset dhe produktet e tyre.

Të diplomuarit në shkollën profesionale për Zhvillues të Aplikacioneve zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre për të punuar në industrinë e teknologjisë së informacionit në pozitat, si: zhvillues aplikacioni, programer, inxhinier i softuerit, analist i sistemeve, arkitekt softuerik, etj.

Rezultatet e pritura

  • Zhvillimin e aplikacioneve përmes gjuhëve programuese Java, C#, PHP;
  • Dizajnimin dhe strukturimin e bazave të të dhënave;
  • Ndërlidhjen e platformave të ndryshme softuerike;
  • Implementimin e sigurisë gjatë zhvillimit të aplikacioneve;
  • Testimin e aplikacioneve dhe zgjidhjen e shpejtë të problemeve (Troubleshoot);
  • Demonstrimi dhe administrimi i kodit burimor;
  • Aplikimi i analizave dhe dizajnimit sipas kërkesave të biznesit.

 

Kohëzgjatja e programit:

4 Semestra (2600 orë) – Intensiv

 

Kreditë e fituara gjatë programit:

Kredi: 130

 

Programi i lëndëve:

 

Semestri 1

  • Programim
  • Matematika per Informatike
  • Gjuha Angleze
  • Bazat e Qarqeve Kompjuterike
  • Bazat Teknike per Informatike

Semestri 2

  • Algoritme dhe strukturat e te dhenave
  • Sistemet e informacionit dhe siguria
  • Sistemet operative dhe arkitektura kompjuterike
  • Sistemet e bazave e te dhenave
  • Rrjeta kompjuterike dhe Caluding

Semestri 3

  • Inxhinieria e softvereve
  • Zhvillimi i aplikacioneve mobile
  • Arkitektura e softverit
  • Bazat e Menaxhimit dhe Nderrmarresise per IT
  • Zhvillimi i aplikacionieve ne Web
  • Laboratori i projektit I

Semestri 4

  • Aplikacionet ne Web dhe E-Teknologjia
  • Cilesia dhe Testimi i Aplikacioneve
  • Laborator i projektit 2
  • Pune Praktike me Industri

Zgjedhore

  • Computer Aided Design
  • 3D Modelling
  • Simulation and Visualisation

 

Rezultatet e mësimit

  • Kandidatët do të mësojnë të zhvillojnë aplikacionet e softuerit, që e bënë përdorimin efikas dhe të sigurtë të shërbimeve.
  • Kandidati do të analizojë një problem dhe do të identifikojë të dhënat e duhura, komponentët harduerikë dhe softuerike, si dhe do të identifikojë kërkesat për të zhvilluar një zgjidhje të realizueshme.
  • Përdorimin e mjeteve dhe praktikat që mbështesin procesin e dokumentacionit të softuerit.
  • Studentët do të punojnë në mënyrë bashkëpunuese dhe në mënyrë efektive në ekipe për të arritur një qëllim të përbashkët.
  • Studentët do të analizojnë teknologji lokale dhe globale të informacionit (trendët e IT-së), duke njohur ndikimet e TI-së në çështjet dhe përgjegjësitë kulturore, ekonomike, etike dhe ligjore.

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/apliko-online/