Profesorët në UBT, pjesëmarrës në Seminarin e prezantimit të konceptit për ndërtesat me konsum afër zero-energji

14/12/2018

Profesorët në UBT, dr Nexhmi Krasniqi dhe dr Besa Veseli, kanë marrë pjesë në aktivitetin “Seminar i prezantimit të konceptit për ndërtesat me konsum afër zero-energji”, organizuar nga Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit, me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Në këtë seminar u prezantua paketa e re e legjislacionit që lidhet me Ligjin për PEN nga përfaqësuesja e MMPH-së, Servet Spahiu, pastaj u trajtuan edhe tema të tjera, si: “Përkufizimi i Ndërtesave me konsum afër zero- energji” dhe “Koncepti për Kosovën dhe plani kombëtar për rritjen e numrit të ndërtesave me konsum afër zero-energji(Plani NZEB)”.

 

Në fund të ngjarjes, ekspertët që morën pjesë në takim zhvilluan një diskutim mbi temat e trajtuara dhe çështje të tjera që lidhen me  ndërtimin e ndërtesave me konsum afër zero-energji.