Studentja e UBT-së, Djellza Hamza, e punësuar në Shkollën Digjitale dhe në “QSI”

14/12/2018

Që nga themelimi, UBT ka nxjerrë kuadro e talente në fushën e teknologjisë dhe ka mundësuar që studentët e kësaj fushe të bëhen profesionistë të Shkencave Kompjuterike, derisa ky sukses është arritur falë studimeve cilësore të ofruara nga institucioni.

 

Njohuritë e fituara gjatë studimeve në UBT, studentja Djellza Hamza tashmë po i praktikon në vendet e saj të punës. Ajo ka disa muaj që është punësuar në Shkollën Digjitale dhe në Shkollën Ndërkombëtare “QSI”.

 

Në Shkollën Digjitale, studentja Hamza punon si instruktore me planprogramin e dedikuar për fëmijë, mban orë mësimore në nivelin fillestar dhe organizon aktivitete të kësaj fushe.

 

Ndërkaq, në Shkollën Ndërkombëtare “QSI”, ajo, si specialiste e IT-së, mirëmban sistemin, menaxhon uebsite-in, mban orë mësimore për teknologji, etj.

 

“UBT na ka ofruar mundësi të shumta, mësime teorike dhe praktike me profesorë dhe staf të shkëlqyeshëm administrativ. Me përfundimin e studimeve në UBT, më janë hapur edhe mundësitë për punë dhe praktikë në institucionet më eminente në Kosovë”, potencoi studentja Hamza.

 

Ajo tha se UBT u mundëson studentëve avancim në karrierë dhe në të njëjtën kohë po shërben si urë lidhëse me industrinë apo tregun vendor të punës.