NJOFTIM: Nesër në UBT mbahet ligjëratë tematike më temë: “Luftimi i veprave penale – Korrupsioni”

12/12/2018

Me qëllim të ndërgjegjësimit të studentëve mbi rëndësinë e luftimit të korrupsionit, të enjten, më 13 dhjetor 2018, me fillim nga ora 14:00, UBT në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të organizojnë ligjëratë tematike me temë: “Luftimi i veprave penale – Korrupsioni”.

 

Ligjërata mbahet në ambientet e UBT-së, në Prishtinë, në kuadër të Javës kundër Korrupsionit, me ç’rast do të lansohet edhe fushata sensibilizuese me moton “Zero ryshfet për të korruptuarit”.

 

Pjesë e kësaj ligjërate mund të bëhen studentët e të gjitha fakulteteve në UBT, stafi akademik dhe administrativ.