UBT ngushëllon popullin amerikan për vdekjen e ish-presidentit George HW Bush

06/12/2018

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në emër të institucionit të cilin ai e drejton, ngushëllon familjen Bush dhe popullin amerikan për vdekjen e ish-presidentit të SHBA-ve, George HW Bush.

 

“Devotshmëria dhe përkushtimi në shërbim të vendit të tij është inspirim për të gjithë ne.

Do të jemi përherë mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur, për aspiratat e popullit tonë për liri dhe demokraci, duke kujtuar edhe “mesazhin e Krishtlindjeve” në vitin 1992 ndaj regjimit të Millosheviçit ku vendoi vijën e kuqe për luftë në Kosovë.

Zoti e bekoftë shpirtin e tij dhe popullin amerikan”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi.