NJOFTIM: Të premten, në UBT do të diskutohet për ndalimin e dhunës me bazë gjinore

05/12/2018

Në kuadër të projektit “Promovimi i qasjes në drejtësi për gratë dhe grupet e cenuara dhe të margjinalizuara”, i përkrahur nga UNDP, të premten, më 7 dhjetor, nga ora 14:00, në UBT do të mbahet tryezë diskutimi për informimin mbi dhunën në familje, ku mendimet dhe analizat e tyre do t’i ndajnë ekspertë të fushës.

 

Gjatë këtij aktiviteti do të mbahet edhe sesioni infomativ për studentë, në lidhje me temën dhunës në familje dhe qasjes në drejtësi përmes ndihmës juridike falas, për të cilën do të flasë koordinatorja nacionale kundër dhunës në familje nga Policia e Kosovës,  Tahire Haxholli.

 

Pjesëmarrës në këtë aktivitet do të jenë edhe përfaqësues nga UNDP dhe nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë.