Në UBT po mbahet trajnimi për MS Project

05/12/2018

Studentë dhe menaxherë nga institucione të ndryshme të vendit janë duke ndjekur trajnimin MS Project që është duke u mbajtur në UBT, trajnim i cili ka të bëjë me planifikimin, përcjelljen dhe raportimin e progresit gjatë punës me projekt.

 

Trajnimi po mbahet në qendrën e UBT-së, në Prishtinë, nga trajneri i certifikuar nga Microsoft (MC Project certificate official learning tree UK), Besnik Skenderi, dhe do të zgjasë 24 orë.

 

Ata po trajnohen në krijimin e aktivitetit në aplikacion i cili mund të përsëritet gjatë jetës së projektit, importimin e aktiviteteve ekzistuese dhe importimin e tyre nga MS Outlook apo nga MS Exel, shkëmbimin e informatave me Ms Outlook dhe me MS Projekt Server, raporte të avancuara dhe konsolidim i projekteve.

 

MC Project bën pjesë në kuadër të pakos Microsoft dhe përmban një bazë të dhënash me tabela, filtra, fusha dhe kalendarë që lehtësojnë punën dhe minimizojnë kohën e përdoruesve të projektit.