NJOFTIM: Të hënën, për studentët e UBT-së do të ligjërojë arkitektja Lorika Hisari

30/11/2018

Arkitektja e mirënjohur, Lorika Hisari do të mbajë ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, konkretisht për ata të specializimit “Dizajn i Qëndrueshëm.

 

Ligjërata në fjalë do të mbahet të hënën, më 3 dhjetor, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, si pjesë e ligjëratës në kuadër të lëndës “Rrugët dhe Udhëkryqet Urbane”, me ligjërues, prof. dr Nol Dedaj.