Profesorë e studentë të UBT-së, prezantojnë punime shkencore në Konferencën vjetore të Farmacisë
30/11/2018Profesorët e UBT-së, Arianit Jakupi, Shpend Dragusha, Valon Ejupi dhe Agon Hoti, njëherësh edhe studentët e Fakultetit të Farmacisë në UBT, Skënder Radoniqi, Endrita Kadriu, Ledi Sokoli dhe Visar Sylejmani, kanë marrë pjesë me punimet e tyre shkencore në Konferencën vjetore të Farmacisë.
Në punimet hulumtuese ata trajtuan tema që për fokus kishin rolin farmacistit në sektorin shëndetësor, profesionalizmin dhe përdorimin e sigurt të barnave, me ç’rast prezantuan rekomandimet dhe të gjeturat e hulumtimeve.
Konferenca u mbajt ne sesione të ndara, teksa përgjatë dy ditëve mblodhi qindra studiues e studentë të fushës.
Kjo konferencë është organizuar dhe akredituar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, ku pjesëmarrësit janë poentuar me pikë për pjesëmarrje aktive, pasive dhe për prezantimet me poster.