Dikur student i Arkitekturës në UBT, tash i punësuar në Zvicër

29/11/2018

Studentët e UBT-së gjatë studimeve themelore përfitojnë aftësi, njohuri dhe praktika profesionale në fushat përkatëse, ku falë këtyre vlerave, ata arrijnë të punësohen në shtete të ndryshme të Evropës dhe jo vetëm.

 

Sukseset e ish-studentit Egzon Jusufi janë shembull që tregojnë se të studiosh në UBT, do të thotë të ndërtosh një karrierë të suksesshme dhe të jesh pjesë e kompanive të njohura në botë.

 

Tash e disa muaj, ish-studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, është punësuar në byronë e arkitekturës “BSA Architecture”, me seli në kantonin Vaud në Zvicër.

 

Ish-studenti Jusufi është punësuar në pozitën e arkitektit dhe merret me projektimin e farmacive “SunStore” në gjithë Zvicrën, bëjnë renovimin dhe transformimin e objekteve të ndryshme, etj. Ai tregoi se së fundmi ka filluar të hartoj projekte individuale si shtëpi e banesa kolektive.

 

Duke folur për studimet në UBT, ai ka theksuar se institucioni ka arritur të nxjerr kuadro profesionale dhe ekspertë të fushave të ndryshme, teksa tha se mundësitë që ofrohen nga institucioni janë të pakrahasueshme.

 

“Ajo që i bën të veçanta studimet në UBT është kualiteti i profesorëve, të cilët janë në nivel të lartë të profesionalizmit dhe për këtë arsyeje dalin studentë të suksesshëm nga ky institucion”, theksoi ai.

 

Tutje, ai tha se studentët e UBT-së kanë arritur tregun ndërkombëtar të punës falë studimeve cilësore që ofrohen nga institucioni.