Studentja e UBT-së, Erza Kqiku nis punën praktike në Kuvendin Komunal të Gjilanit

23/11/2018

Studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Erza Kqiku ka filluar punën praktike në Kuvendin Komunal të Komunës së Gjilanit, konkretisht në zyrën ligjore të kuvendit komunal.

 

Ajo ka vijuar suksesshëm vitin e tretë të studimeve themelore, por falë UBT-së pati mundësinë të merr pjesë edhe në shumë trajnime, konferenca e aktivitete në fushën e Shkencave Politike.

 

Studentja Kqiku theksoi se UBT i ka mundësuar asaj të merr përvoja profesionale, teksa tha se institucioni gjithnjë ndërlidh teorinë me praktikën.

 

“Vlerësoj që studentët e UBT-së janë të përgatitur profesionalisht dhe sigurojnë shumë shpejt vendet e tyre të punës, kjo falë njohurive që ata përfitojnë nga institucioni në studimet bazike”, theksoi studentja Kqiku.

 

Tutje, studentja Kqiku potencoi se në UBT studentët marrin përvoja të shumta nga profesorë tejet të përgatitur dhe janë më të kërkuarit në tregun e punës.