Studentja e UBT-së, Blerina Alushaj fituese e vendit të parë në garën e Konventës së Veshmbathjeve

21/11/2018

Studentja e vitit të dytë në Fakultetin Dizajn i Integruar në UBT, Blerina Alushaj ka fituar vendin e parë në garën studentore për dizajn, në kuadër të Konventës së Veshmbathjeve në Kosovë.

 

Projekti me të cilin ka garuar ajo ka të bëjë me dizajnimin e mantelit mbrojtës për policë apo njerëz të tjerë në uniformë, dizajn i cili është vlerësuar të jetë i ideuar në mënyrë të veçantë.

 

Po ashtu, dizajni i studentes së UBT-së është përzgjedhur nga juria profesionale si rezultat i përfitimeve që sjell dhe zbatimit të dizajnit në praktikë.

 

Konventa e Veshmbathjeve të Kosovës ka zhvilluar punimet për të dytin vit me rrallë dhe organizohet nga USAID EMPOWER Sektori Privat, në partneritet më Sida dhe Shoqatën kosovare për Marketing të Veshmbathjeve.

 

Në kuadër të kësaj konvente u organizuan edhe forume të industrisë, ku morën pjesë edhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të shumë kompanive.