NJOFTIM: Nesër për studentët e UBT-së ligjëron drejtori i Qendrës për Konservim në Republikën e Maqedonisë, Memet Selmani

14/11/2018

Të enjten, më 15 nëntor 2018, me fillim nga ora 13:00, drejtori i Qendrës për Konservim në Republikën e Maqedonisë, Memet Selmani do të mbajë ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, si dhe për studentët e tjerë të interesuar.

 

Selmani do të ligjërojë për temën më titull: “Konservimi i objekteve arkitektonike”, teksa ligjërata në fjalë do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të sqarojnë dilemat e tyre profesionale mbi këtë fushë.