Studentët e Juridikut certifikohen për zgjidhje të suksesshme të dilemave ligjore
08/11/2018Punëtoria dyditore mbi pedagogjinë ligjore, që për herë të parë në shtetin tonë u mbajt në UBT, në ditën e dytë mblodhi edhe studentët e Fakultetit Juridik, të cilët bashkë me profesorët e tyre, trajtuan dhe arritën në zgjidhje dilemave të shumta ligjore, të fokusuara në problemet që lidhen me kujdestarinë e fëmijëve në situata të ndërlikuara ligjore.
Realizimi i kësaj punëtorie u mundësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Mes ofrimit të zgjidhjeve alternativave të shumta të rasteve të trajtuara, studentët e UBT-së arritën që me sukses të plotë të trajtonin dhe të zgjidhnin secilin rast të sjellë nga profesorët e Ohio Northern University, Howard Fenton dhe Kevin Hill.
Punëtoria u përmbyll me certifikimin e studentëve pjesëmarrës nga ana e dekanes së Fakultetit Juridik në UBT, prof. dr Jorida Xhafa dhe nga profesorët, Fenton dhe Hill, teksa pjesëmarrja në një punëtori të tillë u konsiderua nga studentët si shumë e nevojshme dhe një përvojë e paprovuar më parë, të cilën synojnë që ta shfrytëzojnë në të ardhmen, kur edhe do të përballen me raste të ngjashme në realitet.