Dikur student i Arkitekturës, tash asistent në UBT

07/11/2018

Albert Mustafa ishte student i nivelit bachelor dhe master në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor. Falë suksesit të treguar gjatë studimeve, ai është angazhuar si asistent në lëndën “Konstruksione Arkitekonike I”, në fakultetin në të cilin mori dije përgjatë pesë viteve.

 

Paraprakisht, ai kishe vepruar si arkitekt i pavarur, më pas bashkëpunoi me disa kompani, si dhe nga nëntori i vitit 2016 u angazhua si profesor dhe mban kursin e Auto Cad-it.

 

“Studimet në UBT i bën të veçanta qasja e institucionit dhe mësimdhënësve, në aspektin e të qenit në hap me kohën edhe në mënyrën e ligjërimit, si dhe në ofrimin e kushteve materiale, edhe në inovacionet për të cilat është e njohur UBT. Mbi të gjitha, UBT njihet ndërkombtarisht”, theksoi ish-studenti Mustafa.

 

Mustafa në punimin e diplomës të nivelit master kishte trajtuar temën “Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë”, punim të cilin më vonë e botoi në libër në shtëpinë botuese “Dituria”, në Tiranë. Ky punim është vlerësuar si i pari i këtij lloji në Kosovë dhe rajon, pasi që kjo tematikë nuk është trajtuar më parë nga studiuesit shqiptar.

 

Ish-studenti Mustafa ishte certifikuar edhe si student i vitit, pas përfundimit të studimeve bachelor në UBT.

 

Programi Arkitekturë dhe Planifikim Urban, në nivelin master, synon të ofroj njohuri dhe t’i përgatis ekspertët e arkitekturës që të identifikojnë dhe analizojnë problemet arkitektonike, në lidhje me dizajnin dhe zhvillimin e arkitekturës në kuptim të estetikës dhe efiçiencës.

 

Për regjistrim dhe informata shtesë për nivelin master në UBT, vizitoni ueb faqen zyrtare të UBT-së: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/programet-master/