Student, praktikant e më pas i punësuar në UBT
06/11/2018Erjon Ameti është një nga shumë studentë të UBT-së, të cilët falë suksesit të treguar gjatë studimeve janë angazhuar dhe punësuar në institucionin në të cilin morën dije për gjatë disa viteve.
Ameti ishte student i Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në nivelin bachelor, i cili në po të njëjtin drejtim ka vazhduar edhe nivelin master.
Gjatë studimeve themelore ai ishte tutor në disa lëndë, e më pas u angazhua si përgjegjës për laboratorin e mekatronikës në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.
“Në laboratorin në fjalë bashkërisht më studentët bëjmë realizimin e projekteve praktike duke përfshirë gjitha disiplinat e mekatronikës, pra mekanikën, elektronikën, kompjuterikën dhe pjesën e kontrollit. Projektet të cilat realizohen në këtë laborator, janë pjesëmarrëse në shumë aktivitete dhe prezantime të ndryshme shkencore”, tregoi Ameti.
Duke folur për mundësitë e ofruara nga institucioni, Ameti theksoi se në UBT është i angazhuar stafi më profesional vendor e ndërkombëtar andaj, sipas tij, institucioni mbetet të jetë lider në fushën e inxhinierisë dhe jo vetëm.
“Kushtet që më janë ofruar gjatë studimeve dhe stafi akademik mbështetës konsideroj që e bëjnë UBT-në shumë të veçantë. Stafi akademik me potenciale të reja të zhvillimit në fusha të ndryshme shkencore, mbetet një arsyeje tjetër që ky institucion është dhe do të mbetet lider në gjitha programet e studimit”, tha Ameti.
UBT ofron programin Menaxhim i Mekatronikës në nivelin master, me qëllim të përmisimit të sistemeve të informacionit dhe sistemeve komunikuese, globalizimit apo ndryshimit në industri. Ky program ofrohen me specializime unike.
Për regjistrim dhe informata shtesë për nivelin master në UBT, vizitoni ueb faqen zyrtare të UBT-së: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/programet-master/