juridik

NJOFTIM: Ligjërues nga Ohio Northern Unviersity do të mbajnë punëtori për studentët e UBT-së

02/11/2018

UBT fton studentët e Fakultetit Juridik dhe të gjithë studentët e tjerë të interesuar, që të marrin pjesë në punëtorinë që do të zhvillojë punimet për tri ditë, më 7-9 nëntor, me ligjërues dhe ekspertë nga Ohio Northern Unviersity.

 

Në punëtori do të trajtohet tema e pedagogjisë ligjore, ndërkaq edhe studentët do të jenë pjesë aktive e  ushtrimeve mësimore që do të realizohen.

E gjithë punëtoria do të mbahet në gjuhën angleze.

 

Konfirmimin e pjesëmarrjes duhet ta bëni në e-mail: jorida.xhafaj@ubt-uni.net