NJOFTIM: UBT, bashkorganizatore e konferencës për siguri dhe privatësi “Challenges in Cyberspace”

29/10/2018

Në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Sigurisë Kibernetike, të mërkurën, më 31 tetor, do të zhvillojë punimet konferenca për siguri kibernetike dhe privatësi “Challenges in Cyberspace”, që është organizuar nga Cyber Security and Privacy në bashkorganizim me UBT-në.

 

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore që e kanë mbështetur këtë aktivitet si: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Punëve të Brendshme, ARKEP, përfaqësues nga vendet e rajonit, ekspertë dhe kompani të njohura ndërkombëtare të fushës së sigurisë kibernetike dhe privatësisë.

 

Në ketë konferencë, veç tjerash, do të bëhet edhe ndarja e çmimeve për gazetarët, të cilët në çfarëdo forme kanë kontribuar në fushën e sigurisë kibernetike dhe privatësisë.

 

Konferenca do t’i zhvillojë punimet në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë, të mërkurën, më 31 tetor, me fillim nga ora 09:00.