Oda e Farmacistëve mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Shkenca Mjekësore, Stomatologjike dhe Farmaceutike
26/10/2018Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Farmacistëve, në mbledhjen e mbajtur, ka vendosur që ta pranojë Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Shkenca Mjekësore, Stomatologjike dhe Farmaceutike, dhe për rrjedhojë, të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë konferencë do të kenë mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do i shfrytëzojnë për ngritje akademike.
Sipas vendimit të këtij komisioni, pjesëmarrësit poentohen me këto pikë:
Pjesëmarrje aktive – 9 pikë
Poster prezantimi – 7 pikë
Pjesëmarrësit pasivë – 5 pikë
Studentët e Shkencave Mjekësore dhe të gjithë të interesuarit e tjerë që duan të marrin pjesë si pjesëmarrës pasivë duhet të paguajnë 15 euro për certifikim.