Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit në mes të UBT-së, komunës së Skënderajt dhe Gjakovës
19/10/2018Më qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, prof.dr Binak Beqaj ka zhvilluar takim pune me kryetarin e Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.
Në këtë takim ata kanë diskutuar për ndërtimin e kapaciteteve institucionale, kryerjen e hulumtimeve të përbashkëta, zhvillimin e pilot projekteve, trajnimeve dhe jo vetëm.
Profesori Beqaj dhe kryetari Jashari vlerësuan se bashkëpunimi mes UBT-së dhe komunës së Skënderajt do të zgjerohet edhe në fusha të interesit recirprok, sidomos në fushën e arkitekturës dhe urbanizimit.
Takim të natyrës së tillë, profesori Beqaj ka zhvilluar edhe me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Kryetari Gjini ka shprehur gatishmërinë e komunës, që ai e drejton, për të mbështetur projektet e përbashkëta, që do të jetësohen muajt në vazhdim.
Gjithashtu, UBT, komuna e Skënderajt dhe komuna e Gjakovës do të nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi, me ç’rast në këto komuna do të implementohet edhe programi “Studentët për komunitetin”, që ka për qëllim hartimin e planeve për zhvillim urban.