Studenti Afron Rada fillon internship në Turqi
15/10/2018Studenti i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Afron Rada ka filluar punë praktike në njërën ndër kompanitë më të mëdha në Turqi, “CIVIL”.
Përgjatë praktikës tremujore, ai do të punojë në pjesën e marketingut dhe të tregtisë ndërkombëtare.
Kompania në fjalë merret me prodhimtarinë e tekstilit për fëmijë dhe kozmetikë, ku ka 70 pika vetëm në Turqi, si dhe shumë të tjera në disa vende të botës.
Afroni tregoi se në UBT është përgatitur dhe i ka marrë të gjitha njohuritë bazë për profesionin që ka zgjedhur, andaj edhe është sistemuar kaq lehtë në këtë praktikë.
“Studimet në UBT më kanë ndihmuar shumë për të nisur karrierën time. Përmes njohurive që i kam marrë, falë gatishmërisë dhe bashkëpunimit të profesorëve, procedurat e punës nuk më duken të vështira dhe jam avancuar në zhvillimin e profesionit tim”, vlerësoi ai.
Studenti Afron Rada është vetëm një ndër studentët e shumtë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, në UBT, që kanë nisur praktikë dhe kanë gjetur punë, sepse programi është dizajnuar duke marrë në konsideratë kërkesat e tregut vendor e ndërkombëtar të punës.