Profesori nga Holanda, Michael Freeman viziton UBT-në dhe mban ligjëratë tematike
10/10/2018Një delegacion i Universitetit “Maastricht” nga Holanda, i prirë nga profesori dhe eksperti i mjekësisë ligjore, dr Michael Freeman, vizitoi UBT-në, me ç’rast u takuan me rektorin e UBT-së, dr Edmond Hajrizi, dekanen e Fakultetit Juridik, dr Jorida Xhafa dhe atë të Fakultetit të Stomatologjisë, dr Merita Barani.
Gjatë këtij takimi është biseduar për nisjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe organizimin e aktiviteteve me karakter shkencor .
Përveç qëllimit të bashkëpunimit, profesori Michael Freeman ka mbajtur edhe një ligjëratë tematike më temë: “Praktikat në forenzikën mjekësore bazuar në evidencë”.
Ai ka prezantuar metodat se si mund të arrihet një vendim objektiv duke u bazuar në analizat statistikore dhe kalkulimet e probabilitetit në rastet e aksidenteve me fatalitet apo me lëndime.
Ai tregoi se roli i ekspertëve të mjekësisë ligjore është i rëndësishëm dhe se në të kaluarën shpesh janë thirrur për të ndihmuar në zgjidhjen e proceseve gjyqësore lidhur me raste të ndryshme.