Një delegacion nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” vizitoi UBT-në
07/09/2018Një delegacion i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, i përbërë nga dekanja Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, dr Lindita Mukli, koordinatorja e projektit, dr Albana Halili dhe lektorja Aida Bitri, vizituan UBT-në, me ç’rast u pritën nga rektori i UBT-së, dr Edmond Hajrizi dhe përfaqësuesi i Zyrës së Projekteve, Naim Preniqi.
Vizita u realizua në kuadër të projektit “Zhvillimi dhe Implementimi i Multimedias dhe Televizionit Digjital” (DIMTV), i financuar dhe mbështetur nga programi Erasmusë, teksa në fokus të takimit ishte progresi i arritur në kuadër të jetësimit të projektit, si dhe përkushtimi i UBT-së që projektet e kësaj natyre të implementohen në tërësi.
Përpos bashkëbisedimit për projektin në fjalë, po ashtu u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit të ideve dhe mundësitë e tjera të bashkëpunimit në fushën e edukimit.
Rikujtojmë se qëllimi bazë i projektit “DIMTV” është zhvillimi i programeve dhe moduleve të reja në fushën e multimedias dhe televizionit digjital, për të adresuar nevojat e ngritjes së kapaciteteve të reja në nivel të ekspertëve të kësaj fushe.
Falë këtij projekti, UBT do të pajiset me një laborator të dedikuar enkas për fushën e multimedias, i cili do të themelohet gjatë vitit akademik 2018-2019.