Studenti i UBT-së, i vetmi nga rajoni që certifikohet për trajnimin “Superbrain”
20/08/2018Në mesin e disa të rinjve nga e gjithë bota, studenti i Fakultetit Shkenca kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Emin Emini është studenti i parë nga rajoni që është certifikuar nga Universiteti prestigjioz “Mindvalley” në Malajzi, për vijimin e suksesshëm të trajnimit “Superbrain” që ka të bëjë me memorien, leximin e shpejtë, fokusin, kontrollimin e trurit, IQ, mësimin e gjuhëve të huaja etj.
Ky trajnim përfshin një aventurë 30 ditore me fokus kujtesën dhe produktivitetin njerëzor. Ideja e trajnimit ka qenë fuqia e trurit kryesisht në të menduarit, teksa trajnimi është mbajtur nga eksperti i njohur në botë, Jim Kwik, i cili përmes disa ushtrimeve ka transformuar mënyrën se si pjesëmarrësit të përpunojnë dhe përdorin informacione.
Gjitha këto sfida dhe kurse dinamike, studenti i UBT-së, Emin Emini i ka kaluar me sukses të jashtëzakonshëm dhe si rezultat ai u certifikua nga eksperti i këtij trajnimi, Jim Kwik.