UBT dhe Komuna e Vitisë shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mjedisit dhe zhvillimit
13/08/2018Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi si dhe profesori Hazir Çadraku, kanë vizituar komunën e Vitisë, ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti.
Me këtë rast, rektori Hajrizi dhe kryetari Haliti kanë shikuar mundësit e arritjes së një marrëveshje bashkëpunimi midis këtyre institucioneve, e cila përfshin bashkëpunimin në fusha të ndryshme, në veçanti UBT parashihet të ofroj kontribut për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal të Vitisë.
Rektori Hajrizi ka theksuar se arritja e kësaj marrëveshje është në interes të përbashkët të UBT-së dhe komunës së Vitisë. “ UBT do të mbështes me ekspert komunën e Vitisë për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal apo në ndonjë studim qe ka karakter strategjik mjedisor dhe hapësinor”, tha Hajrizi
Ndërsa kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti shprehu gatishmërinë e komunës që ai drejton për të mbështetur projektet e përbashkëta që do të iniciohen nga të dy institucionet.