UBT certifikon pjesëmarrësit e Shkollës Përgatitore të Doktoraturës
27/07/2018Në UBT janë certifikuar pjesëmarrësit e Shkollës Përgatitore të Doktoraturës, të cilët për gjashtë muaj, nga dhjetori e deri në qershor, ndoqën ligjërata nga profesorë të njohur ndërkombëtarë, me ç’rast tash edhe zyrtarisht janë të përgatitur profesionalisht për aplikim të suksesshëm për këtë nivel të studimeve.
Përgjatë këtyre muajve, për ndjekësit e kësaj shkolle ligjëruan profesori Caroly Nagy nga Corvinus University, në Hungari, si dhe shefja e Shkollës Multidisiplinore pranë Corvinus University, Erzsebet Kaponyi, të cilët u dhanë instruksione të detajuara mbi procedurat dhe mënyrën se si duhet të kryhen punimet për t’u pranuar në doktoraturë.
Përveç tjerash, pjesëmarrësit u ndanë edhe në grupe punuese për të përfunduar punime rreth temave të ndryshme, sidomos nga fusha e teknologjisë.
Ky kurs ofrohet një herë në vit dhe ofrohet vetëm në gjuhën angleze.
Shkolla PfP ofron kurse të ndryshme, seminare të veçanta dhe programe trajnimi në mbështetje të veprimtarisë shkencore të stafit të UBT-së, studentëve dhe gjithashtu anëtarëve të institucioneve partnere të UBT-së në mbarë botën.
Një nga qëllimet më të rëndësishme të Shkollës Përgatitore të Doktoraturës është përgatitja e shkencëtarëve të ardhshëm nga Kosova dhe nga vendet e tjera për aplikim efikas dhe të suksesshëm në shkollat e Doktoraturës në universitetet më prestigjioze të vendeve anëtare të BE-së.