Studentja e UBT-së, Donjeta Duraj arkitekte në byronë “Motive”

26/07/2018

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Donjeta Duraj, tash e dy vite është punësuar në byronë projektuese “Motive” në Gjilan, byro e cila është e njohur në vend për projektime dhe dizajne unike.

 

Studentja Duraj si arkitekte projekton objekte të ndryshme, si dhe bën dizajnimin e enterierit e eksterierit. Ajo tha se sukseset e arritura ia atribuon UBT-së dhe profesorëve të përgatitur në aspektin profesional.

 

“UBT është institucion i mundësive. Vlen të ceket se nga institucioni organizohen vizita studimore ku vizitojmë shumë shtete të botës për të parë arkitekturën ndërkombëtare, pastaj falë UBT-së unë kam konkurruar në Kompeticionin “Frozen Music” dhe kam qenë fituese e një çmimi”, tha Duraj.

 

“Partneriteti me shumë universitete në botë, si dhe njohja e diplomës ndërkombtarisht e bëjnë UBT-në që të jetë institucioni më i mirë në rajon”, theksoi studentja Duraj.

 

Ajo pas përfundimit të studimeve të nivelit bachelor ka filluar edhe studimet master në UBT, ku po vazhdon ngritjen profesionale e akademike në fushën e arkitekturës.