Fesal Baxhaku ligjëron në ANV-në e SHKI-së
26/07/2018Në ANV-në e SHKI-së ka ligjëruar kandidati për doktoraturë në Universitetin e Sheffield-it, Fesal Baxhaku, i cili ligjëroi për rëndësinë e përfshirjes dhe përhapjes së teknologjisë në jetën e përditshme, në kuadër të lëndës “Inteligjenca Artificiale”.
Ai tregoi se deri ne vitin 2020 pritet të jenë përafërsisht 20.8 miliard pajisje do të kenë efekt të jashtëzakonshëm në përmirësimin e kushteve, por që, sipas tij, kjo do të ndodhë nëse të gjitha të dhënat voluminoze qe prodhohen, do të shfrytëzoheshin me të vetmin qëllim që të parashikohet e ardhmja.
“Të dhënat që marrim nga pacientet do të mund të shërbenin si masa parandaluese për ndonjë sëmundje vdekjeprurëse. Kjo mund të arrihet vetëm nëse të dhënat voluminoze të prodhuara vazhdimisht, të mund të shfrytëzoheshin duke përdorur inteligjencën artificiale”, tregoi Baxhaku.
Tutje, ai sqaroi se shfrytëzimi i Rrjetave Neurale do të mundësojë që jo vetëm të gjejmë informata të fshehura duke zbuluar shkaktarin, por edhe mund të shërbejnë si masë që të bëjmë parashikime në të ardhmen ose optimizime për probleme te caktuara.
Gjatë ditës së sotme do të mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrjen e tyre të suksesshme në ANV.