Përmbyll punimet ANV-ja e Farmacisë, certifikohen pjesëmarrësit

24/07/2018

Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Farmacisë në UBT, ka ligjëruar dr.Valon Ejupi, i cili ka ligjëruar temën më titull: “Bimët që përmbajnë fenole dhe glikozide fenolike në Kosovë”.

Ai ka treguar se kolagjeni përbënë sasinë më të madhe në qelizat shtazore, dhe sipas tij, tek njeriu rreth 30% e proteinave në trup janë kolagjen.

Në ligjëratën pasuese dr. Arianit Jakupi ka ligjëruar temën më titull: Farmakovigjilenca dhe trendët e reja në procesin e sinjalizimit”.

Ai ka treguar se farmakovigjilenca përfshinë aktivitetet e lidhur më zbulimin, vlerësimin, parandalimin dhe reagimin në efekte anësore dhe njohuritë e reja mbi dëmet e përdorimit të barnave.

Jakupi tha se AKPPM-ja është Agjenci e Pavarur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe është përgjegjëse për aktivitetet e licencimit të barnave në Kosovë, teksa sipas tij, sistemi i farmakovigjilencës është më i përdoruri nga bartësit e autorizimit të marketingut.

Me këto ligjërata ka mbyllur punimet kjo shkollë, derisa pjesëmarrësit janë certifikuar si rezultat i vijimit të suksesshëm të akademisë.