Në ANV-në e Shkencave të Ushqimit trajtohen tema për mikrobiologjinë dhe përdorimin e ushqimit të biofertifikuar

24/07/2018

Akademia Ndërkombëtare Verore e Shkencave të Ushqimit ka vijuar punimet me ligjëratën e titulluar: “Mikrobiologjia e Ushqimit”, ligjëruar nga profesori, Ibrahim Mehmeti.

Profesor Mehmeti me pjesëmarrësit e ANV-së ka diskutuar për rëndësinë dhe sfidat e jashtëzakonshme në industrinë e ushqimit, teksa rasti studimi ka marrë krahasimin e kësaj fushe në shtetin e Kosovës dhe Norvegjisë.

Në ANV-në e Shkencave të Ushqimit ka ligjëruar edhe dr.vet. Arsim Ademi, i cili ka trajtuar temën me titull: “Rëndësia e përdorimit të ushqimit të biofertifikuar të kafshëve i përdorur për konsum njerëzor”.

Ai bashkërisht me studentët ka analizuar mundësinë për përmirësimin, pasurimin (biofertifikimin) e kualitetit të ushqimit në mënyrë natyrale, ende pa filluar përpunimi i tij në industri.

Akademia ka vazhduar punimet me vizitën në qumështoren “Bylmeti”, me ç’rast në shoqërim të ekspertëve përkatës pjesëmarrësit u njoftuan nga afër me sfidat, vizionin dhe kapacitetet prodhuese të fabrikës.