Në ANV-në e Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë praktikohet hakimi i bardhë

24/07/2018

Për të dytën ditë më radhë ka vazhduar punimet Akademia Verore e Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë në UBT, në pjesën e parë të së cilës ishin edhe studentët e SHKI-së.

Përderisa në ditën e djeshme ishte ligjëruar në lidhje me hakimin etik, gjatë ditës së sotme profesori nga Universiteti Bloomsburg në SHBA, Philip Polstra para pjesëmarrësve avancoi tutje me hapat e hakimit të bardhë.

Ai fillimisht studentëve pjesëmarrës shpjegoi veglat e hakimit apo ndryshe mjetet përmes së cilave arrihet të bëhet hakimi i suksesshëm, duke filluar nga pajisjet më të thjeshta, e deri tek ato më të përsosura.
Pos kësaj, Polstra praktikoi leksionet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme, që kryesisht kishin të bënin me sulmet e fjalëkalimit dhe të wireless-it, për të cilat studentët shprehën interesim.

 

Aktivitetet e kësaj akademie do të vazhdojnë edhe nesër me ligjëratën e profesorit ndërkombëtar, Akihiko Mutoh, me fillim nga ora 10:00, në ambientet e UBT-së, në Prishtinë.