Në ANV-në e SHKI-së dhe Sigurisë Kibernetike e Privatësisë ligjërohet për forenzikën digjitale
24/07/2018Në vazhdën e aktiviteteve të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Shkencave Kompjuterike dhe Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë në UBT, ka ligjëruar profesori nga Universitetit “Bloomsburg” në Pensilvani të SHBA-së, Scott Inch.
Ai ka trajtuar temën “Forenzika Digjitale”, derisa ka prezantuar rastet konkrete që profesori Scott Inch ishe i përfshirë në ofrimin e ekspertizës, llojet e lëshimeve të sigurisë, rreziqet nga IP Theft Intellectually Property etj.
Akademia e SHKI-së dhe Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë ka mbledhur ligjërues nga e gjithë Bota, përfshirë shtetet si: SHBA, Japonia, Evropa, Shqipëria, Kosova etj. Në ketë ANV ligjëruan profesorë të njohur që trajtuan tema të ndryshme dhe mjaftë në interes për studentët.