Studentët e UBT-së vizituan kompaninë “Bylmeti”
23/07/2018Studentët dhe stafi i Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë dhe të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në bashkëpunim me Universitetin “Van Hall Larenstein” dhe ekspertë të tjerë nga Holanda, zhvilluan aktivitetin e përbashkët treditorë në kuadër të të cilit kanë realizuar vizitë studimore tek kompania “Bylmeti”, në udhëheqjen e profesorit Fisnik Laha.
Në kuadër të këtij aktiviteti janë trajtuar temat si: prodhimi i bio-gazit nga hirra, sistemet e trajtimit të ujërave të zeza në industrinë e përpunimit të qumështi, kontrolli dhe mirëmbajtja e impianteve, shanset nga implementimi i sistemeve të menaxhimit të cilësisë dhe mjedisit, prodhimi i qëndrueshëm i produkteve të qumështit dhe markimi, përpunimi anaerobik i hirrës dhe demonstrime praktike tek impianti industrial aerobik dhe tek impianti anaerobik në shkallë laboratori.
Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe i Teknologjisë në UBT është institucion i shkencës, kërkimit dhe edukimit në fushat e teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit, ku në kuadër të studimeve trevjeçare studentët mund të përfitojnë shumë edhe nga vizitat që realizohen në kë të drejtim.