Pjesëmarrësit e ANV-së së Shkencave së Ushqimit realizojnë vizitë në organizatën “IADK”
20/07/2018Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Shkencave të Ushqimit sot u realizua vizitë në organizatën Iniciativa për Zhvillim Bujqësor e Kosovës “IADK”, me qendër në Vushtrri, organizatë e cila bashkëpunon ngushtë me fermerët me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve prodhuese.
Gjatë kësaj vizite studentët u njoftuan nga afër me sfidat në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit jo industrial.
Aty janë pritur nga përfaqësuesit e organizatës, të cilët u treguan studentëve se që nga viti 2004, organizata është e angazhuar në mbështetjen e fermerëve përmes ofrimit të këshillave, krijimin e fermave model, pajisjeve për prodhim dhe përpunim, mbikëqyrjes të mbarëvajtjes së biznesit të krijuar etj.
Po ashtu, studentët patën rastin të shohin dhe të informohen nga ekspertët e fushës për pajisjet që përdoren në përpunimin e ushqimit.
Në fund, studentët patën mundësinë të vizitojnë edhe plantacionin shembull të Fatmire Limaj, e cila merret me përpunim të ushqim dhe çdo vit shet rreth 10 ton prodhim brenda dhe jashtë Kosovës.
Akademia e Shkencave të Ushqimit do të vazhdojë aktivitetin e saj edhe gjatë ditës së premte, ku do të vizitohen edhe organizata të tjera.