Në ANV-në e Arkitekturës studentët po vazhdon konkretizimi i projekteve të studentëve

20/07/2018

Po vazhdon aktivitetin ANV-ja e Arkitekturës, me ç’rast grupet punuese të pjesëmarrësve të ndarë sipas moduleve, po vazhdojnë punën në përfundimin e ligjëratave dhe projekteve të tyre.

Në modulin “Mobilet e brendshme dhe arkitektura”, pas konsultimeve të punimeve dhe skicave për modelimin e bibliotekës dhe hapësirave të përbashkëta në hollin e kampusit të UBT-së, me ligjëruesin Zekë Islamaj, studentët patën rastin që të njihen nga afër me punën rreth mobileve, ku edhe realizuan vizita në fabrikën e mobileve “ELNOR”, në të cilën u pritën nga drejtori i fabrikës, inxhinieri Milazim Ukaj.
Ndërsa, në pjesën e fundit të ligjëratës, studentët u njohën më detajisht rreth disa materialeve dhe produkteve të drurit dhe punës me to.

“Përdorimi i softuerit “ArchiCAD” për krijimin e modelit të energjisë së ndërtimit dhe të strategjive pasive, për të përmirësuar performancën energjetike në ndërtesa”, është moduli i cili po vazhdon të trajtohet nga prof. dr Ferhat Bejtullahu, i cili, së bashku me pjesëmarrësit, praktikoi veglat e modelimit të energjisë përmes softuerit të ArchiCAD-it dhe manipulimet me të për arritje më të madhe të performancës energjetike të ndërtesave.

Në modulin “Arkitektura Digjitale”, që po vazhdon të trajtohet nga ligjëruesi Faton Spahiu, po mësohen veglat e softuerit “Adobe Ilustrator”, me ç’rast studentët po mësojnë dhe praktikojnë teknika të reja që punimet e tyre të kenë sa më shumë përmbajte të qartë grafike dhe vizuale.

Në modulin “Procesi i dizajnimit, materialet, teknikat dhe prezantimet përmes modeleve ne Arkitekturë”, ligjëruesi Artan Behluli i udhëzoi studentët rreth finalizimit dhe krijimit të modeleve arkitektonike me teknikat me te favorshme që studentët të kenë mundësi të krijojnë modele më të bukura dhe më inovative gjatë realizimit të punimeve të tyre.

Profesorët në UBT, Arbër Sadiku dhe Rron Tresi, në modulin “Gara arkitektonike”, i kanë ndihmuar studentët në zhvillimin e ideve të ndryshme inovative, të cilat mund të kenë ndikim të madh tek institucionet dhe tek qytetarët, për trajtimin e gjendjes kaotike e cila është krijuar në kryeqytet në lëmin e arkitekturës.
Ndërsa në pjesën e dytë, së bashku me profesorët, studentët u konsultuan rreth ideve të tyre, me qëllim që të njëjtat të jenë sa me të plota dhe më të realizueshme.
Dita e fundit e ANV-së së Arkitekturës përmbyllet me prezantime të studentëve.

Në modulin tjerët, studentët kanë qenë të ndarë në grupe, me ç’rast nën udhëheqjen e profesori Binak Beqaj, kanë punuar rreth temës “Transformimi ubrano–social në hapësirat publike”, teksa ideja e këtij projekti ishte që hapësirat e pashfrytëzuara të bëhen të shfrytëzueshme për qytetarët.

Në pjesën e dytë të ditës, pjesëmarrësit prezantuan punën e tyre.
Idetë e tyre ishin te larmishme dhe përgjatë prezantimeve të bëra u pa që studentët kishin punuar shumë në projektet e tyre dhe kishin zgjedhur objekte të ndryshme për t’i shndërruar ato në parqe të fëmijëve, në fusha të sportit dhe në hapësira ku mund të argëtohen të gjitha grupmoshat.

ANV-ja e Arkitekturës përfundon punimet nesër, ku me këtë rast pjesëmarrësit edhe do të certifikohen.